“Rroga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë” Rama flet i bindur: Taksa mbi pagën e tyre po

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media ku dhe do të prezantojë planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se që prej kohës që është Kryeministër, paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë, ndërsa taksa mbi pagën e tyre po.

 

Kreu i qeverisë shtoi se taksimi i të pasurëve duhet arsyetuar mirë sepse ata janë motori më i fuqishëm i ekonomisë.

 

Edi Rama: Paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë, ndërsa taksa mbi pagën e tyre po. Kur unë ngjita shkallët dhe hyra në zyrën e Kryeministrit paga e imja taksohej më pak se paga e sanitareve.

 

Siç në vitin 2014 ulëm taksat për biznesin e vogël, ngritëm taksat për biznesit e madh. Taksimi i të pasurëve duhet arsyetuar mirë sepse ata janë motori më i fuqishëm i ekonomisë. Nëse taksat bëhen pengesë nuk kanë se si të rriten pagat dhe as produktiviteti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...