“Isha fshatare, mamaja e ndau prej meje”, banorja e Big Brother VIP rrëfen si e la i dashuri i parë (VIDEO)

Spektakli Big Brother VIP ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në javën e parë. Plot 14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, por edhe nuk kanë hezituar të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka zbuluar se ish-i dashuri i saj i parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare, as katundare”.

Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio, por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...