DASH çon në kongres emrin e Sali Berishës dhe familjarëve të tij/ Ka bërë korrupsion të rëndësishëm, pritet publikimi i emrave të tjerë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë publike listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat të cilët kanë kryer korruspion të rëndësishëm ose ndryshe korrupsion të nivelit të lartë. Këtë listë DASH do e dorëzojë në Kongresin Amerikan.

Ndërsa vihet re se në emrat e listuar, është edhe ai i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha i cili para pak kohësh u shpall non-grata nga DASH me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën e tij për korrupsion.

Në shkresën e dërguar në kongres, thuhet se sekretari amerikan i shtetit mund të shpallë non grata edhe familjarë të personave që janë përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Kjo shihet edhe më poshtë ku krahas emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë edhe emrat e familjarëve të tij, bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha dhe gjithashtu dhënëri i tij Jamarbër Malltezi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...