Bie dëbora e parë, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet në ditët në vijim

Të premten e tetë tetorit ka rënë bora e parë në Pelister, të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës, temperaturat kanë rënë deri në 3 gradë dhe pritet që temperatura të ulen edhe më shumë në ditët në vijim.

Sipas meteorologëve, pritet që reshjet e borës të mos ndalojnë në ditët e ardhshme në pjesën veriore të Maqedonisë.

Këtë vit, bora e parë në Maqedoninë e Veriut ishte më e hershme, pasi në vitin e kaluar reshjet e para filluan më 21 nëntor.

Ndërsa në ditët në vijim, kryeqyteti pritet të mos preket nga bora, por sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet e shiut nuk do ndalen në pesë ditët e ardhshme.

Pelisteri, vendi ku ra bora e parë në Maqedoninë e Veriut, njihet si parku kombëtar më i vjetër në këtë shtet.

Parku e fitoi emrin në bazë të majës më të lartë në këtë zonë, Pelisterit, me lartësi mbidetare prej 2.601.

Zona është e rrethuar me terrene të shkëlqyera për alpinizëm dhe sport, është sfidë të njihet në të gjitha stinët e vitit.

Terreni është i pasur me karakteristika të pazakonta strukturore gjeologjike, siç janë lumenjtë e gurit, shkëmbinjtë e mprehtë dhe të rrëpirë, unazat e gurit, tarracat me bar etj.

Dy liqenet akullnajore, Liqeni i madh dhe i vogël, të njohur si sytë e Pelisterit, të cilët kanë rreth dy kilometra në mes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...