“Zbulova që kisha kancer” Gazetarja shqiptare trondit me rrëfimin: Prisja fatalen, nuk i tregova askujt

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi i ka tronditur të gjithë me rrëfimin e saj të fundit.

 

Ajo ka zbuluar se është prekur nga kanceri i gjirit.

 

E ftuar në programin “Rudina” , gazetarja u shpreh se duke dëgjuar histori të ndryshme dhe tepër të dhimbshme të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit ku shumë prej tyre nuk kanë përfunduar mirë, ajo mendonte se nëse do diagnostikohej me këtë sëmundje, nuk do luftonte dhe do ia linte fatit në dorë sepse i dukej një gjë e lodhshme dhe e mundimshme.

 

Për fatin e saj të keq, ajo më vonë u diagnostikua po ashtu me këtë sëmundje, ku u përpoq ta mbante të fshehtë, mos ia tregonte askujt dhe ishte e vendosur që të mos luftonte.

 

“Kur e konstatova e mbajta për vete time dhe kam punuar deri në fund të Marsit në radio. Unë e konstatova, e dija dhe pa doktor që unë po vuaja dhe më kishte përfshirë kanceri i gjirit. Vura re depërtimin, ndryshimin e gjirit dhe me koshiencë e kisha lënë vete.

 

E vetmja gjë që më tradhtoi ishte një kollë e cila nuk po më ndahej dhe po më pengonte komunikimin në radio. Ajo u bë shkak për një kontroll të laringut. Kjo për shkak të kujdesit të të tjerëve për mua, ndërsa unë realisht e dija dhe prisja në një farë mënyre të ndodhte fatalja. Unë me veten time kisha vendosur të mos luftoja”, është shprehur Rezarta Reçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...