Sabiani pjesë e Big Brother, habit me kërkesën e tij: Do doja goca të bukura

Këngëtari, Sabian Medini është banori i shtatë që i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Arsyeja pse zgjodhi që të bëhet pjesë e Big brother Vip ishte që të provonte veten në një dimesion tjetër, ndërsa personi i vetëm që do t’i mungonte aty ishte vajza e tij Kejsi.

“Si një aventurë e re, nuk kam frikë, por jam skeptik për shumë gjëra. Të më linte vetëm telefonin. Kejsi, çupa ime e vetmja që do më mungojë. Jam njeri pa komplekse dhe marr pjesë për ta provuar vetën në dimension tjetër”, tha Sabiani.

Dëshira e tij me hyrjen në Big Brother Vip ishte “do doja që të kishte vajza të bukura aty brenda”.

“E kam menduar si personazh statik, që nuk ka ndryshuar asnjë fije floku. Shpresoj që ai të ketë shumë surpriza aty brenda”, tha opinonistja Bodinaku.

Ndërsa për Sabianin Arbër Hajdari tha: “Sabianin e njohim të gjithë. Po më pëlqen të ecin ditët që të shohim si do zhvillohen ngjarjet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...