“Sa mbarova punën, futem në shtëpi dhe më ngul thikën”/ Burri rrëfen live historinë e dhimbshme

Në emisionin “Me zemër të hapur” ka qenë 44-vjeçari Shpëtim Duka i cili ka akuzuar nusen e tij. Ai rrëfen se një ditë kur ishte kthyer nga puna, ajo i kishte ngulur thikën në këmbë.

Motra e Shpëtimit: Nusja e vëllait dhe Shpëtimi janë martuar me shkuesi dhe u njohën me ngadalë, ajo kishte familje edhe Shpëtimi me familje të rregullt.

Vëllai im punonte në punë private dhe nusja qëndronte në shtëpi, por ekonomia e dobët i detyroi të largoheshin pasi Shpëtimi qëndronte me prindërit dhe nusen.

Por kur erdhi në jetë fëmija i parë Shpëtimi u largua me qira fillimisht, nuk kanë jetuar keq edhe askush nuk na është shprehur kurrë se kanë pasur probleme ekonomike.

Mirëpo që kur u larguan në Francë nusja ka një gocë xhaje në Francë dhe ajo është shkaku i gjithë ngjarjes që solli probleme të shumta. Unë për problemet e vëllait në Shqipëri nuk kam ditur gjë sepse Shpëtimi nuk flet dhe nuk tregon kurrë probleme.

Shpëtimi i hëngri të gjithë mbi kurriz, u keq trajtua nga kushërira edhe bashkëshortja. Shpëtimi u lajmërua nga vajza që mami ndodhet në spital dhe Shpëtimi shkoi në polici.

Shpëtimi: Në Shqipëri kemi jetuar jo mirë, një ditë unë erdha në shtëpi u ktheva nga puna e gjeta duke qëruar patate, ajo ishte mërzitur me njerëzit e saj, ajo më nguli thikën në këmbë dhe sot e kam shenjë.

Problematikat kane nisur qe ne Shqipëri. Unë edhe në Francë u dënova gjoja për keq trajtim ndaj fëmijëve, ndërkohë që unë dhe fëmijët u keq trajtuam nga kushërira e gruas dhe nga gruaja pasi donin te përfitonin për dokumente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...