Dha dorëheqjen befasisht, çfarë përfiton dhe humb Ardi Veliu nga ky vendimi…

Ardi Veliu nuk do të jetë më në krye të Policisë së Shtetit, pas vendimit për t’u dorëhequr nga institucioni që e drejtoi për 4 vite. Ish-kreu i Policisë, pas këtij vendimi do të ketë disa të mira në shërbime por edhe do të penalizohet nga disa të tjera.

 

Sipas ndryshimeve të bëra në vitin 2014, në ligjin për Policinë e Shtetit, pika 4 e nenit 15 e thotë qartë që drejtori që largohet para përfundimit të afatit, nuk mund të rikthehet më në radhët e “bluve” të vendit. Megjithatë, mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

 

Pas largimit do të përfitojë një trajtim të veçantë, duke u ruajtur me shoqërues për 2 vitet e ardhshme. Madje do të ketë në dispozicion edhe një makinë me fond limit për karburantin. Në rast se ish-kryepolici do të ketë probleme për shkak të detyrës që ka mbajtur më parë, për të dhe familjen e tij do të sigurohet edhe banesa.

 

Në rast të sëmundjeve shëndetësore, brenda 2 viteve pas lirimit nga detyra, ai përfiton trajtim financiar nga shteti për kurim brenda apo jashtë vendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...