Landi risjell mesazhin prekës të Dr. Florit, pak para se ai të ndërronte jetë

Humbja e Dr. Florit rreth shtatë vite më parë ishte padyshim një ngjarje e cila i tronditi të gjithë.

Një humbje e madhe për familjarët, për artin dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët gjithmonë përpiqen të mbajnë gjallë kujtimin e tij.

Së fundmi ka qenë Landi, i cili ka publikuar në Instagramin e tij një status emocionues të Dr. Florit, që e ka shkruar rreth një muaj para se të ndërronte jetë.

Një mesazh që u drejtohet të gjithë atyre që humbasin kohën duke rendur pas lekut, duke harruar gjërat me vlerë që kanë në jetë, siç janë fëmijët.

“Skllavërohet vet njeriu me vullnet e me dëshirë, rend mbas lekut si marrë, merr e merr e fryhet mirë

Kur kujton se i ka të gjitha mu në kok i bien damllaja, ç’ka i mblodhi si makut do t’i prish se i vjen mandata

Dhe kujtohet 50 vjeç të fitoj kohën e humbur, e gjen veten si qyqar sepse ditët i jan zhdukur

Dhe fëmijët që i ka sot mundohet që t’i njohë edhe cop i bëhet shpirti se tani nuk ka me koh

Dhe ata e shofin babin si një lop që duhet mjelur, se kush humbi dashuri dashuri s’ka për të gjetur

Edhe ikën ky gjetiu shkon e zen nja dy dashnore, mundohet kot të bëj qefliun se ka koh ka dal jasht mode

Edhe mbyllet në një dhome me gjith lekët që ka ber, Thot:- i fal un që të gjitha, koha të kthehet dhe një here.

Fillon qan me lot dënese sepse mbrapa s’kthehet dot, shok i mbeti er e lekve dhe një tjetër nat e ftohtë”, ka shkruar Dr. Flori më 5 tetor 2014.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...