“6 vite që pres borxhin”, desh plas keq sherri në emisionin e Arditit (VIDEO)

Pjesë e rubrikës “Shihemi në gjy q”, në Tv Klan, kanë qenë Fadili dhe Xhelo. Dikur ishin dy shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, por kur hynë në mes lekët borxh, miqësia e tyre u prish.

 

Xhelo i ka marrë para 6 vitesh shokut të tij 500 mijë lekë të vjetra, dhe deri më tani nuk ia ka kthyer. Madje i është shmangur dhe nuk i ka dalë më para.

Fadili është lodhur duke pritur, kërkon paratë borxh dhe beson shumë që vetëm zonja Eni mund ta ndihmojë të rimarrë paratë.

 

Xhelo ka treguar se është dënuar me 1 vit bu rg për ar më pa leje dhe gjatë dënimit që vuante, ai ka pasur 540 mijë lekë të vjetra në zyrën e financave të bu rgut.

 

Pasi doli, ai nuk arriti t’i merrte këto para sepse i thanë që paratë ishin vje dhur. Vërtetimin për shumën që ka pasur ia tregon Eni Çobanit. Fadili nervozohet, i shkon pranë dhe e kap për këmishe me forcë, duke thënë se nuk i intereson, ai do lekët që i ka marrë borxh.

 

Eni Çobani i kërkon të qetësohet, sepse do përfundojë si Xheloja brenda me këtë sjellje. Ajo i premton që do e zgjidhë këtë problem të lekëve të vje dhura nga zyra e financave në bu rgun e Rrogozhinës.

 

Ndërkohë i kërkon që sapo të marrë këto para, ai duhet lajë borxhin që i ka Fadilit, dhe jo vetëm 500 mijë Lekë, por të gjithë fitimin e munguar gjatë këtyre viteve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...