“Ndoshta duhej të kisha hapur biznes”, mdoeratorja e njohur e ekranit: Jam e detyruar të bëj 3 punë se nuk të mjafton

Moderatorja Gerta Heta i është rikthyer ekranit pas disa vitesh mungesë. Prej 2 tetorit, Heta është pjesë e ekranit të Top Channel për të prezantuar emisionin “Hipokrati”, çdo të shtunë.

Në një intervistë me Çenkuela Hasën për emisionin ‘Fitstation’ në Neës24, Gerta rrëfeu të pathënat në lidhje me jetën personale, karrierën dhe rikthimin e saj në media. Ajo tregoi se është e detyruar të bëjë 3 punë, sepse nuk mjafton vetëm 1 për të arritur një stabilitet financiarisht.

“Si e sheh unë bëj 3 punë, në dy media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak! Imagjino, më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathet,

të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe! Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht, pasi dëgjohet vetëm në makinë.

Moderatorja tregoi se tani është shumë prezente në rritjen e fëmijëve dhe nuk i mungon asgjë. Madje, thotë se famën e vërtetë e ka shijuar dikur, kur ishte shumë më ndryshe nga sot.

“Famën e kam shijuar, fansat autografet, tjetër lloji fame, jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurrosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh! Nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave, që të jem në konkurrencë me vajzën e re,” -u shpreh Gerta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...