Vjehrra planifikon të padisë nusen sepse i ka vjedhur paratë që ia ka dhënë nipit

Një vjehërr e zemëruar ka shpjeguar se planifikon të padisë nusen e saj pasi zbuloi se paratë e dhëna për ditëlindjen e djalit të saj i shpenzoi për vete.

 

Ajo tregon se kishte një biznes të suksesshëm dhe kështu kishte kursyer para për të paguar tarifat universitare të nipit të saj. Përveç kësaj, gjyshja i dha nipit të saj 15-vjeçar 800 Dollarë për dhuratë për Krishtlindjet dhe ditëlindjen sipas Daily Star.

 

Në aplikacionin Reddit ajo është shprehur: Është një sasi e madhe parash, por ai është një fëmijë i mrekullueshëm dhe besoj se i meriton ato para. Kohët e fundit nipi më tha se për 5 vite, nusja ime i ka marrë shumë prej këtyre parave dhe disa herë edhe djalit tim.

 

Doli se ajo po shpenzonte shumë para për veten e saj dhe shkolla e tij nuk po paguhej, madje nipi im nuk po merrte as nevojat themelore për shumë kohë. Gjashtë vjet më parë ajo u nda me djalin tim dhe u takua me një burrë që paga e tij ishte mjaft e mirë për t’u siguruar që nipi im të merrte atë që i duhej. Ata nuk ishin në varfëri.

 

Më tej gjyshja e tërbuar shprehet: Jo vetëm që paratë që i dhashë nipit tim për t’u argëtuar u përdorën nga dikush që as nuk më pëlqente në radhë të parë, por nipi im po neglizhohet dhe nuk po merr as nevojat themelore. Kohët e fundit i dërgova e-mail nuses time, duke i thënë asaj se sa më ka borxh dhe nëse nuk ma paguan deri në fund të vitit, unë do të flas me avokatët e mi. Ajo u zemërua dhe përdori faktin se i dashuri i saj është një snajper ushtarak si një mënyrë për të më kërcënuar që të heq dorë nga akuzat. Unë i thashë se refuzoj ta bëj këtë, dhe e injorova.

 

Por jo e gjithë në familje ranë dakord me gjyshen.

 

“Djali im tjetër më tha që unë isha shumë e ashpër me të dhe duhej ta kisha lënë sepse kam para mjaftueshëm për t’i dhënë nipit”, ka treguar gjyshja. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...