“Shiko buxhetin e shqiptarëve moj zonjë”, gazetarja kapet keq me nënkryetaren e bashkisë

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për fillimin e sezonit të ri shkollor, që për fat të keq do të zhvillohet me dy deri në katër turne në disa shkolla.

 

Gazetarja Ermelinda Hoxha shprehu qëndrimin e saj kundër zhvillimit të mësimit në turne dhe orë të reduktuara. Sipas saj, nuk ka më kuptim që mësimdhënia të vazhdojë në këto kushte ndërkohë që një pjesë e mirë e prindërve dhe mësueseve janë vaksinuar.

 

Përplasja e saj vijoi më tej me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

 

Hoxha: Buxheti i familjeve shqiptare sot është i rënduar për shkak të rritjes së kostove. Unë kam fëmijë prej 8-9 vitesh dhe po ju them që buxheti është më i rënduar. Pyesni, interesohuni në familjet shqiptare sesa u është rënduar buxheti…

 

Ristani: As që e diskutoj… Cila familje që ka fëmijë nuk e ka buxhetin të rënduar në gjithë rruzullin tokësor? Edhe për fëmijën tim është e shtrenjtë ta rris… Po dhe unë familje shqiptare jam, s’jam suedeze…

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...