Publikohet fotoja e personazhit të parë të “Big Brother VIP”, fansat tallen: Antonela, Sabiani ose Gena

Edhe 2 ditë kanë mbetur nga nisja e “Big Brother VIP” dhe produksioni nuk mund të ishte më diskret se kaq. Deri tani ata nuk kanë zbuluar asnjë nga emrat pjesëmarrës, që kanë qenë tema më e përfolur e muajit të fundit.

Mbrëmjen e sotme në faqen zyrtare të programit është postuar fotoja e VIP-it të parë. Na falni! Është postuar një foto që tregon vetëm flokët e personazhit të parë. “Erdhi koha që të njiheni me VIP e parë…e gjeni dot?”- shkruhet krah fotos.

Ndjekësit kanë nisur të aludojnë teksa janë të dyjëzuar nëse është vajzë apo djalë. Pjesa më e madhe e komenteve janë për këngëtarin Sabianin, teksa të tjerë shkruajnë për Rovena Dilo, Antonela, Gena, Fatma Haxhaliu.

Ditën e djeshme “Top Channel” konfirmoi që emisioni nis më 1 tetor pra të premten. Arbana ka zbuluar se “reality show” ndryshe nga më parë do ketë dy spektakle të javë, të premten dhe të martën.

Mes personazheve të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Robert Aliaj, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri. /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...