Një tjetër demokrat “tradhton” Lulzim Bashën dhe Sali Berishën: Beteja e tyre po…

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka nisur lëvizjet për të përçarë PD. Shumë prej kritikave të Bashës dhe mbështetës të tij kanë dalë me një strukturë më vete brenda PD.

 

Një nga mbështetësit e nismës më të re brenda PD-së, Ardian Isufi, thotë se lëvizje të tilla si Iniciativa Demokratike janë të shëndetshme për partinë, pavarësisht terrenit të vështirë brenda saj.

 

“Terreni i vështirë. Lufta brenda llojit nuk lë shumë hapësirë. Por ne duhet të kontribuojmë në format tona. Kjo iniciativë do të ketë vlerën e vet. Pavarësisht momenteve të polarizimit politik, iniciativa të tilla janë të shëndetshme”, tha ai.

 

Isufi tha se beteja mes Bashës dhe Berishës po kthehet në situatë personale, që veçse e dëmton partinë.

 

“Mendoj që është e vonuar. Berisha qëkur nisi kursin e kundërt, duhej të kishte ndodhur katër vite më parë. Berisha duhej të tërhiqej nga politika në momentin e dorëheqjes. Tani çdo gjë po kalon në një situatë më shumë personale sesa reale për vlerat e Partisë Demokratike.

 

Sot PD është në një çorganizim të organizuar që po e dëmton rëndë opozitën dhe po i jep komoditet pozitës”, – u shpreh ai në studion e lajmeve në MCN TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...