(Video) “Dua të shkoj me mamin”, e reja godet policin te dera e Infektivit: Më lër të futem brenda

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej në spitalin Covid1 dhe policisë.

Siç raporton gazetarja Ema Shazivari për abcnews.al, dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital për shkak të koronavirusit kanë tentuar që të futen në ambientet e spitalit bashkë me të, gjë që është tërësisht e ndaluar.

Nisur nga rrethanat e krijuara, një efektiv policie që shërben te dera e këtij spitali ka ndërhyrë për ndalimine futjes së dy të rejave në ambientet e brendshme të Spitalt Covid1, por ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

Madje, njëra prej tyre, pikërisht vajza e veshur me të zeza, ka qëlluar policinë duke kërkuar të futet brenda.

Situata është qetësuar pasi në vend kanë ardhur edhe punonjësit e tjerë të sigurisë së spitalit.

Aktualisht në spitalin Covid1 janë të shtruar rreth 190 persona. Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit ka rënë numri i të prekurve si edhe i të shtruarve në spitale, megjithatë gjendja mbetet ende e rrezikshme sipas ekspertëve, të cilët bëjnë thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...