“Këtë vit do bëhem kosovar” Rama reagon befasisht

27

Gjatë takimit sot me studentët në Universitetin e Prishtinës, kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me faktin se përse në qeverinë e kaluar kishte 2 ministra nga Kosova, ndërsa këtë vit asnjë.

- PUBLICITET -

 

Kësaj pyetjeje, Rama vendosi ti përgjigjej me batutë, duke thënë se këtë vit ka vendosur që të bëhet kosovar vetë.

 

PJESE NGA BISEDA:

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kishit dy ministra nga Kosova, por tani asnjë . Çfarë ndodhi?

 

Rama: Do bëhem kosovar vetë këtë mandat të tretë. Mos qeshni se unë po e thashe diçka e bëj. Nuk vij të bëj fushatë këtu mos kini frikë.

Lexo edhe:   VIRGJËRESHA E BETUAR E SHQIPËRISË JEHONË NË MEDIAT GREKE: NUK DOJA TË JETOJA SI SKLLAVE E NJË BURRI