Njerëzit duan paqe, qytetari serb: Shqiptarët janë shokët e mi, kam një kërkesë për Albin Kurtin dhe Vucic

Banori i Bërnjakës, Kosta Milovanoviç, e konsideron Një sinë Speciale, si pjesë edhe të serbëve të veriut.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Milanoviç, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njësoj siç pranohet nga shumë vende të botës.

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Një sia Speciale e Kosovës ROSU, është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore.

Serbia është e vërtetë që nuk e pranon, mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët.

Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”, tha ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i lejojë të jetojnë normalisht. Të njëjtën lutje ai ka edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“I lutem Qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vucicin, që të na lejojë të jetojmë normalisht, asgjë më shumë.

Unë me shqiptarë duhet të jetoj, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën ‘Aziz Sylejmani’, që tani quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë.

Unë kur kam qenë në shkollë të mesme ajo vetëm është quajtur ‘Aziz Sylemajni’. Ju lus që të na lënë që të jetojmë të bashku të mund të shoqërohemi përsëri”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...