Bushati: Marrëdhëniet me Ramën nuk janë të rëndësishme, objekt bisede në kafene

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur në lidhje me moskandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, diçka të cilën ai e konsideroi si një padrejtësi të bërë ndaj tij por që kjo nuk e bënte atë të hiqte dorë nga angazhimi në Partinë Socialiste.

Sa i përket marrëdhënieve të tij me kryeministrin Rama, Bushati u shpreh se marrëdhëniet personale nuk ishin të rëndësishme por vecse një objekt kafeje duke shtuar se partia nuk ishte një pronë private e kryetarit.

“Besoj se marrëdhëniet personale, raportet, ulje-ngritjet e marrëdhënieve personale nuk janë të rëndësishme për opinionin publik, sepse bëhen objekt telenovelash e bisedash nëpër kafene, sesa të sjellin diçka konkrete.

E rëndësishme është që në një parti politike të ketë rregulla, sa i përket bashkëjetesës demokratike, qoftë edhe ku anëtarë të ndryshëm të forcës politike mund të kenë pikëpamje të ndryshme apo pikëpamje alternative për mënyrën se si mund të jetë më efektive dhe më e suksesshme forca politike. Nëse pikëpamjet e mia janë efektive apo konstruktive, kjo është një çështje tjetër.

Është e rëndësishme që partitë të jenë organizma të gjalla, sepse nuk janë prona private, por janë të mira publike dhe kanë një raport shumë të rëndësishëm me shoqërinë.

Kështu e kam konceptuar unë edhe pozicionin dhe aktivizimin tim brenda radhëve të PS, i bindur se ne nuk mund t’i flasim vetëm kërthizës sonë, por duhet t’i drejtohemi shoqërisë, sidomos kur jemi një forcë në qeverisje për të tretin mandat radhazi, precedenti i parë në pluralizmin e Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme për të ndërtuar një model sa më të drejtë mes qeverisjes në nivel qendror e vendor dhe shoqërisë”.

Marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama

Bushati: Në kryesinë e PS unë kam qenë që prej vitit 2011, jam zgjedhur edhe për herë të parë, është hera e tretë që vijoj të jem, për sa kohë do kem besimin e shokëve dhe shoqeve për të cilat kam bërë dhe bëj beteja, do vijoj ta ushtroj me maksimumin e fuqive të mia njerëzore dhe intelektuale e fizike.

Jam i vendosur për të mos ushqyer asnjë telenovelë apo bisedë kafeneje. Janë çështje që nuk kanë interes publiku. Publiku ka interes për të ditur kontributin, pikëpamjet që unë kam apo aktivitetin politik që unë zhvilloj.

Ju ishit më i votuari në Kryesinë e PS, por që nuk u përfshitë në listat e PS për kandidat, si e pritët këtë zhvillim?

Bushati: Besoj se nuk ka diskutim që vota në Asamblenë Kombëtare ishte një lloj mbështetje për aktivitetin dhe kontributin tim, sepse PS ka investuar tek unë, siç jam përpjekur unë për të investuar dhe që do vazhdoj të jap kontributin tim në këtë forcë politike, pavarësisht funksioneve që do të mbaj ose jo.

Sa i përket çështjes së kandidimit, e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë në gjykimin tim, por kjo nuk më bën të heq dorë nga angazhimi im për PS dhe me PS.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...