NDODH EDHE KJO/ RUDINA DHE MERI SHEHU DEBAT NË STUDIO (VIDEO)

94

Horoskopi ditor dhe besimi në të ka hapur një debat në studion e Rudina Magjistarit, ku moderatorja është shprehur se nuk e beson dhe nuk ka durim që ta lexojë atë përditë.

 

Në studio ka qenë e ftuar astrologia Meri, e cila ka reagur menjëherë duke iu drejtuar prezantueses se nuk është problemi i horoskopit, por i atyre që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, ku bën pjesë edhe Rudina.

 

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

 

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

 

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

 

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

 

 

Lexo edhe:   Robert Aliaj largohet nga juria, Çiljeta Xhilaga dorëhiqet në moment të fundit! Çfarë po ndodh në 'Dance With Me'