Nuk ndalet Berisha! Ja “surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

 

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

 

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

 

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

 

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

 

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

 

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

 

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.

 

Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

 

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...