Në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit? Cindy Marina pranon për herë të parë se…

Një ndër katër moderatoret e sportit që kanë qenë të ftuara sot në emisionin “Rudina” ka qenë Cindy Marina e cila ka lënë SHBA për punën që i është ofruar si moderatore sporti.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se për çfarë arsye mund ta braktiste televizionin, Cindy Marina shprehte se ndoshta sërish për t’u kthyer në Amerikë.

Ajo është ngacmuar nga moderatorja edhe për lidhjen që është përfolur nëpër mediat me djalin e Jozefina Topallit, por Cindy ka preferuar të mos tregojë duke u shprehur se nuk ka asnjë koment, por përderisa ajo nuk e mohoi, na la të nënkuptojmë se diçka mes tyre mund të ketë.

Rudina Magjistari: Nëse do të ta kërkonte i dashuri yt apo i fejuari yt do e lije televizionin?

Cindy Marina: Jo sigurisht që jo sepse normalisht po të ishte një person në krahun tim, ai do më mbështesë për çdo gjë dhe nëse ai më ndalon për një gjë të tillë, nuk mendoj se është personi i duhur.

Rudina Magjistari: Në fakt lajmet kanë dalë që është dikush është e vërtetë?

Cindy Marina: Për këtë nuk kam asnjë koment.

Rudina Magjistari: Mirë kjo përgjigje e ka në një farë mënyre një nënpërgjigje të vetën.

Cindy Marina: Nuk e di.

Rudina Magjistari: Do presësh një moment tjetër ndoshta për të folur?

Cindy Marina: Të shohim, nuk e di (qesh). /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...