Godet sërish deputeti i Lushnjes: Shoqja ministre hiq takat, e vish çizmet. Do të çoj te…

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi ka publikuar foto të disa serave në këtë qytet që janë shkatërruar nga furtuna duke shkaktuar kështu dëme të mëdha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai i bën thirrje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të heqë takat dhe të veshë çizmet e llastikut për të vizituar nga afër këto sera.

“AZHBR sot paska nxjerre reklam nga nje serë se sindihmon fermeret dhe se çdo gje ne bujqesi shkon fjollë e se do hamë me lug floriri. Keto pamje jane te nje tjeter fermeri qe fortuna e disa diteve me pare ja uli ne toke 4,2 dy sere.

Mundi e djersa po ashtu edhe te gjitha kursimet te shkuara dem.

AZHBR ka ndonje fjale per kete rast e per shume e shume te tjere ?? Apo vetem me tesera te PS??

A e di AZHBR se njerezit kane braktisur serat si pasoje e rritjes se kostos se prodhimit si pasoje e rritjes ne 100% te plehrave kimik vetem ne vitin e fundit, e rritjes se fidaneve e mungeses se fuqise punetore dhe me kryesorja mungeses se tregut.

Shoqa Ministre e Bujqesise te ftoj nje dite te veshesh çizmet e llastikut e te heqesh takat e bashke me mua te vizitosh realitetin. Te shkojme tek serat e njerezve punetore te shohesh se si eshte situata reale.

P.s. do te te shpie te fermere me bindje te majte”, shkruan deputeti.

Kujtojmë që Korreshi u përfol shumë për fjalën e mbajtur në Parlament javën e shkuar. Fjalimi i tij shkaktoi të qeshura tek disa deputetë duke përshirë këtu edhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...