Çim Peka: Lul, s’të pyet kush ty për të mbledhur Kuvendin, do të shkarkojnë me një fishkëllimë

A do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike? Kjo është pyetja “1 milion dollarëshe”, pasi ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të mbledhë Kuvendin e PD-së për të bërë referendumin për përjashtimin e tij, ndërsa kryedemokrati Basha ka vënë “veton” që ky Kuvend të mos mblidhet.

 

Lidhur me këtë çështje, gazetari Çim Peka në një shkrim të fundit ka “sulmuar” kryedemokratin Basha, duke u shprehur se askush nuk e pyet atë për të mbledhur Kongresin, teksa shton se kryedemokrati do të shkarkohet me një fishkëllimë.

 

“Sot doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës: ‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane’. E para Lul, Kongresi nuk është për Amerikën, por për ty. Dhe ti e di mirë këtë punë. E dyta, Kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush ty dhe as nuk mund ta ndalosh.

 

E treta, Kongresi do të mblidhet e do të shkarkojë me një fishkëllimë, dhe ti përsëri e di këtë. E katërta do të shkarkohesh jo për Berishën por për atë çfarë ti i ke bërë Partisë Demokratike. Me çadrën, me bojkotin, me faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve.

 

Nga sot e tutje, teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është anti-amerikane.

 

Në dy takimet e para të Berishës me bazën e partisë, një gjë është evidente. Më në fund Lulzim Basha ka arritur ta mundë Ramën, duke zënë vendin e parë si njeriu më i urruer nga demokratët. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe për ca ditë, jo pa parti, po edhe pa Salianjin do të ngelet. Pasi ka përdhosur çdo demokrat, së fundi Basha ka vendosur t’u fyejë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij.

 

Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund ta sigurojmë: nëse vazhdon në këtë rrugë, atëherë demokratët do t’i tregojnë se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe kur të ndodhë kjo, shumë prej nesh do të na vijë turp me veten. Të paktën atyre që e mbështetën në kohë të ndryshme”, shkruan Çim Peka ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...