“T’i themi Aleksandër Gjokës që ka dal nga moda?”, këngëtari i njohur shqiptar flet për sherrin me Fifin

Mentor Haziri është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës ‘live’ në Shqipëri.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se tashmë çdo këngë që del në treg është njësoj. Sipas tij, vetëm në Shqipëri del një artist jashtë mode. Mentori mori shembullin e Aleksandër Gjokës, duke e konsideruar legjend të muzikës.

“Çdo këngë që të dëgjosh tani është e njëjtë, ka ritmin e njëjtë 4/4 dhe ka një ritëm të regatonit që e përcjell. Domethënë muzika përbrenda është pothuajse e zhdukur, është pothuajse fade out. Ajo çfarë dëgjojmë ne më shumë, qendron në mendjen tonë pothuajse një javë dhe zhduket.

Vetëm te ne një artistë del jashtë mode. Çfarë t’i themi Aleksandër Gjokës që ka dal jashtë mode? Nuk mund t’i themi dot sepse ai është legjend. Ka këngë që nuk vdesin kurrë”.

Më tej, i pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me sherrin e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm.

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëjë reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...