Babai rrembeu dy femijet dhe i coi ne Spanje, flet nena e tyre: Nuk do ti shohe me!

Enkelejda Sulaj, mamaja e dy fëmijëve që u rrëmbyen nga babai i tyre ka qenë sot në një lidhje ‘Skype’ në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë. Babai me origjinë shqiptare që jetonte në Gjermani udhëtoi për në Tenerife me dy fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2020, ndërsa zhdukja u denoncua nga mamaja e fëmijëve në janar të 2021-shit.

 

Enkelejda ka treguar se duhej të shkonte në Shqipëri për të rinovuar pasaportën dhe fëmijët qëndruan me të atin, por kur është kthyer në Gjermani nuk i ka gjetur dhe pas shumë kërkimesh ndërkombëtare, Amantia dhe Kristiani bashkë me babanë e tyre janë gjetur më 24 gusht në ishullin Terneife.

 

“Më 27 gusht jemi kthyer në shtëpi, pas 5 ditësh ata kanë shkuar në shkollë, ai ka pasur ditëlindjen dhe kemi qenë bashkë. Që në vitin 2013 ne nuk jetonim bashkë, isha e detyruar që të ikja, por doja që ai të merrte pjesë në rritjen e tyre dhe i mundësova takime të shpeshta me fëmijët.

 

Ne nuk kemi qenë të martuar kështu që nuk ka qenë e detyruar divorci. Lorenci i ka dashur fëmijët, i do fëmijët, por me veprimin e fundit një prind i mirë nuk do ta bënte kurrë. Ai nuk ka kërkuar që të kthehej edhe pse e ka shprehur që donte një bashkim të familjes. Po e ka pranuar që në fillim atësinë e fëmijëve. Erdha në Shqipëri për të bërë pasaportën dhe kur u ktheva në Gjermani fëmijët nuk ishin në shtëpi.

 

Përmes telefonatave që ka shkëmbyer vajza me një shoqe të saj ajo i ka thënë që jam në një ishull dhe të gjithë flisnin spanjisht dhe nuk i kuptonte. E bëra denoncimin më 17 janar. Vajza mendonte të arratisej sepse donte të vinte tek unë.

 

Lorenci është sjellë mirë me ta, ata kanë dalë në det, kanë dalë shëtitje. Tashmë do ta ndaloj t’i takojë fëmijët, kur ata të jenë në moshë madhore do t’i lë ta bëjnë vetë zgjedhjen”, tha nëna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...