Gjendet i pajetë pas 5 ditësh minatori që mbeti i bllokuar brenda në galeri

Muharrem Plaku, minatori i Bulqizës që prej 5 ditësh ndodhej i bllokuar Galerinë 3 të një miniere të zotëruar nga kompania “KADURTEX”, është gjetur i vd.kur mëngjesin e sotëm. Rreth orës 12.00 të mesditës së 15

 

shtatorit, në Galerinë 3 ku ai dhe kolegët e tij po punonin, u shemb një masiv dheu dhe bllokoi hyrjen. Nga 6 minatorë që ndodheshin brenda, 5 dolën me dëmtime të lehta, ndërsa i bllokuar mbeti 61 vjeçari Muharrem Plaku.

 

Prej 5 ditësh grupet e avari-shpëtimit të minierave punuan në vendngjarje për hapjen e galerisë, në mënyrë që të arrinin në vendin ku ishte bllokuar Muharrem Plaku. Sot, mësohet se minatori 61 vjeçar është gjetur i vdeur.

 

Muharrem Plaku punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, shkruan newsbomb.al. Kompania “KADURTEX sh.p.k.” ka administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...