Çfarë po bëja me mikun dhe mikeshën në hotel, Hermes Nikaj tregon momentin e arrestimit

Hermes Nikaj ishte i ftuar në sezonin e dytë të EXPULS, duke folur për herë të parë në një emision pas arrestimit të bujshëm.

“Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshmëria ime e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale.

Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori”, u shpreh Hermes.

“Mediat e shtrembëruan. Gazetarët nxorën helmin e tyre. Këto qimen e bëjnë tra. U habita dhe nga kolegët e mia. Unë nuk kam lidhje me asgjë qe është e jashtëligjshme.”

I pyetur se si mund të arrestohet diçka qe thjeshtë ishte duke pirë diçka ne dhomën e hotelit, Hermesi u shpreh:

“Atë natë në fakt mua më merr një miku im në telefon. Kisha shumë kohë pa e takuar, duke qenë se ne jemi personazhe publik, preferoja shume të rrija në hotel jashtë syrit të njerëzve. Nuk është e thënë të bësh diçka, mund të rrish dhe për qejf.

Në praninë e një miku dhe një vajze qe e njihja prej dy muajsh, dhe më arrestuan si nëpër filma dhe nuk e prisja diçka të tillë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...