S’ka udhëtime me business class dhe pushime jashtë/ Rama paralajmëron ministrat: Kush shkel Kodin Etik, të lirojë vendin

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të qeverisë u kujtoi ministrave të vjetër dhe të rinj Kodin Etik, që ata duhet të respektojnë gjatë mandatit të tyre.

 

Ai tha se nëse evidentohen shkelje të kodit etik nga ana e ministrave, do të duhet të kërkojnë falje publike, por në rast përsëritje, do të duhet të japin dorëheqjen.

 

“Duam të ndajmë me opinionin publik këtë nisje zyrtare. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht në respektimin në frymë dhe germë të Kodit Etik, duke marrë kështu përgjegjësinë. Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijnë e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënojë disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar.

 

Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me biznesclass, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe. Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë.

 

Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Kohë më parë politikanët shullëheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e kodit etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit.

 

Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq pirja e kafeve, nuk është zbatuar. Të gjithë qytetarët duhet a dinë, Qeveria ka një kod etik. Ndaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mosrepsketimit të kodit etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet.

 

Kjo bën fjalë edhe për mua. Se kam problem që të respektojë dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk i lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...