“Ça partie janë ata, 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra”, Murrizi i habit të gjithë me deklaratën e tij

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e djeshmen në emisionin ‘Spotlight’ shpërtheu keq ndaj deputetëve të opozitës, për të cilët tha se nuk janë të djathë.

Sipas tij, disa prej tyre janë njerëz që nuk kanë familje, nuk besojnë në Zot dhe janë spiunë të ish-Sigurimit të shtetit.

“Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I djathtë? Ça i djathtë është?!”, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti.

“E djathta me të majtën ndahen. E djathta respekton familjen, ka besim në Zot, respekton pronën, do Atdheun. Unë nuk mund të quaj të djathtë njerëz që nuk kanë familje aty. Njerëz që shajnë Zotin gjithë ditën, njerëz që nuk besojnë në Zot kurrë. Njerëz që nuk respektojnë pronën, njerëz që nuk duan Atdheun.

I djathtë? Ça i djathtë është ai, opingat e Sheros.

Unë e thash, e them në çdo studio. Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I djathtë? Ça i djathtë është?! Janë 21 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit nga ky krahu demek i djathtë. Nuk guxojnë të shkojnë të autoriteti i dosjeve për të marrë, kanë apo nuk kanë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Nuk guxojnë.”, u shpreh Murrizi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...