Avokati i njohur paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Do të kemi zgjedhje pas 4 muajsh

Avokat Spartak Ngjela shprehu garancinë se me veprimin e Lulzim Bashës për largimin e Berishës në vend do të kemi zgjedhje të reja brenda 3 ose 4 muajsh.

Sipas tij largimi i Berishës dëmton më shumë Ramën.

“Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eliminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin.

Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eliminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin”- tha ai.

3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin.

Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama?!”, tha Ngjela në News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...