Pse nuk ishte në takimin me Berishën? Jozefina Topalli zbulon se cila ishte arsyeja

E ftuar në emisionin “Opinion”, Jozefina Topalli e ka quajtur Bashën si një kryetar i shitur, diktator dhe një njeri që nuk e njeh ligjin, votën dhe parimin.

 

E pyetur nga Fevziu se pse nuk iu bashkua takimit të Berishës në ambientet e Rogner, Topallu është shprehur se ishte për çështje axhende, pasi ndodhej jashtë vendit.

 

 

Zonja Topalli, ju s’mund të ishit atje sepse krijuat një parti të re, por normalisht do ishit po të mos kishit qenë e angazhuar në një parti tjetër?

 

Jozefina Topalli: Nuk ka lidhje partia, ajo ishte lëvizje, ishte një lëvizje që ka filluar përpara asaj që shohim sot dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

 

Do ishe e pranishme sot në sallë?

 

Jozefina Topalli: Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i

 

Po si shpjegohet që ky kryetar mori gjithë Partinë Demokratike historike, të fundit Zoti Berisha dhe të gjithë ju dhe ju nxori nga partia dhe e kontrollon partinë vetë? Kjo tregon dhe një aftësi jo të vogël të këtij personi.

 

Jozefina Topalli: Diktatorët nuk janë të paaftë.

 

Diktator Lulzim Basha?

 

Jozefina Topalli: Ky është problemi i juaji dhe kur them i juaji, është problem i shumë njerëzve të cilët duke thënë se “hë mo ai nuk ka gjë në dorë se është Berisha që i vendos” etj, por fakti është që ai njeri nuk lë votë, nuk lë fjalë, nuk lë diskutime, nuk njeh ligj, nuk njeh parim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...