Sërish këngëtare, “Big Brother Vip” zbulon konkurrenten e dytë

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother VIP”, që duket se po pritet me shumë entuziazëm, kjo nisur edhe nga ndërprerja 4-vjeçare e programit.

 

Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, po zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët, ndonëse jo ashtu siç prisnim.

 

Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra. Megjithatë, në rrjet përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.

 

Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”. Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj.

 

Megjithatë nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar. Ndaj ne na mbetet të presim 1 tetorin, kur “Big Brother” nis transmetimin në ekranin e Top Channel.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...