Ç’po kurdis Berisha? Ish-kryeministri publikon pamjet me mbështetësit e tij: O djema rrëmbeni…

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndal thirrjet kur bëhet fjala për rikthimin e Partisë Demokratike në atë që ka qenë gjatë kohës kur drejtohej nga vetë ai.

Dy ditë para takimit të parë që pritet të zhvillojë me anëtarët e Partisë Demokratik, duke rinisur kështu aksionin politik pas përjashtimit nga kryedemokrati Lulzim Basha nga grupi parlamentar, Berisha ka përcjellë një tjetër mesazh.

Përmes një video të vjetër të publikuar në Facebook, Berisha thotë se fjala i takon vetëm demokrateve dhe demokratëve. Në pamje shihet lideri historik i PD-së, përballë sheshit të mbushur me qytetarë e mbështetës që thërrasin: O djema rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri!

“Fjalen e kane demokratet dhe demokratët! Rrofte Partia Demokratike!”- shkruan Berisha krah pamjeve ekzaltuese për kohën që janë filmuar.

Berisha ka njoftuar një rikthim të fuqishëm në skenën politike. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se të enjten do të nisë foltoret me demokratet në Tiranë dhe më pas do të vijojë në të gjithë Shqipërinë. Përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, ai ia beson vetëm kryesisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...