Arian Çani ngre alarmin me atë po ndodh të zona luksoze ku jetojnë VIP-at në Tiranë: Dy qen të tërbuar po kërcënojnë…

Moderatori Arian Çani nëpërmjet portalit të tij “Zonë e Lirë” ka denoncuar pronarin e një prej vilave në Rolling Hills, Laert Duraj se dy qentë e tij të tërbuar po kërcënojnë banorët e kësaj zone.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste në Gjirokastër apo për pronarin e Palma Novas. Kjo pasi deputeti dhe pronari i Palma Novës ngatërrohen shpesh me njëri tjetrin por këtë herë bëhet fjalë për pronarin e Palma Novës.

Emrin i Laert Durajt më pas është fshirë nga postimi duke u shënuar “personazh jo pak i njohur”.

Ai thekson se asnjë nga banorët përreth nuk guxon t’i kërkojë të zotit të qenve t’i qetësojë.

Ai në fund bën një lutje që kush ka miqësi apo autoritet të ndërhyjë.

Postimi i plotë:

S.O.S

Situatë e rënduar nga dy qen të tërbuar në Rolling Hill.

Prej disa muajsh tashmë, dy qen të tërbuar ulërasin dhe lehin me një fuqi të jashtëzakonshme si dhe kërcënojnë çdo kalimtar të rritur e fëmijë që kalon paqësisht në rrugë. Qentë e tërbuar po tmerrojnë nga zhurma gjithë banorët përreth por askush nuk guxon t’i kërkojë të zotit t’i qetësojë. Arsyet kuptohen lehtësisht.

Do mjaftonte një instruktor qensh dhe problemi do ishte zgjidhur për tre ditë. Por jo. Pronari i qenve, një personazh jo pak i njohur në disa komunitete, as nuk denjon të reagojë. Kush ka miqësi ose autoritet për t’ia kërkuar këtë të zotit, është i lutur të ndërhyjë.

Ky është një lajmërim i parë.

Do ju informojmë më tej në ditët në vijim… /Hashtag.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...