“U bëre ti”, moderatorja shqiptare mbyll Instagramin nga komenetet ofenduese që mori

Çdokush mund të ketë provuar të marrë komente apo mesazhe negative në rrjete sociale.

Në studion e “Abc e Pasdites”, u diskutua pikërisht ndikimi i këtyre komenteve në psikologjinë tonë dhe arsyet përse i marrim këto reagime në llogaritë tona sociale. Sara Gjordeni ndau me ne historinë e saj personale me mesazhet ofenduese në Instagram.

E prekur, Sara tregoi se teksa lexonte komente negative të shpeshta, filloi të përjetonte momente paniku. Në atë periudhë të jetës së saj Sara shprehu se e gjeti veten në një vorbull, dhe shpëtimin nga ankthi e gjeti vetëm me largimin nga rrjetet sociale.

“Nuk kam qarë, por kam përjetuar momente që kanë qenë vërtetë intense dhe nuk e kuptoja në fillim përse më vinin. Derisa u tërhoqa disa kohë nga Instagram dhe atë periudhë kuptova se gjendja ime ishte pasi po lejoja të tjerët të ndikonin më shumë se ç’duhet në jetën time.” – shprehu Sara Gjordeni.

Por sipas psikologes së ftuar në studio, Arjana Muçaj, sa i lejojmë ne këto komente të ndikojnë është në dorën tonë. Sipas saj, nëse ne i japim të njëjtën rëndësi mesazheve suportuese dhe pozitive, situata do të ishte tejet ndryshe.

Ndërsa arsyet e ekzistencës së negativitetit në rrjetet sociale, psikologia përmend edhe shpërndarjen demografike pas regjimit në Shqipëri. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...