Çako hedh “bombën” e radhës, zbulon se kush e hoqi “qafe” Sokol Olldashin

19

Në “Rrethin Katror” në Top Channel, konsipracionisti Alfred Çako ka folur për klimën politike që mbizotëron ditët e fundit në vend.

Sipas Çakos ndikimi i madh i George Soros në politikën shqiptare, përmes vendimeve të tij, ka bërë që të largohet Nano nga politika e të vijë Rama.

Po ashtu edhe ardhja e Bashës në krye të PD-së është vepër e Soros. Ai tha se në momentin kur doli një kundërshtar që mund t’ia merrte fronin Bashës, faktorët sorosianë u bashkuan dhe e eleminuan.

Sipas tij me ndihëm e Berishës ai u dërgua shumë shpejt në banesën e fundit, sa që nuk u la kohë t’i bëhej as autopsia trupit të ish-deputetit.

Çako: Faktori ndërkombëtar ka caktuar si përfaqësues të vetin këtu, për të kontrolluar Shqipërinë, sidomos Shqipërinë ka caktuar familjen Soros, por George Soros për shkak të moshës ka caktuar djalin e tij Aleksandër Soros, i cili sot quhet si beu i Ballkanit dhe fluturon nga një cep në një tjetër.

Largimi i Nanos dhe ardhja e Ramës është bërë me një kontratë me Sorosin dhe Nano është larguar pa bërë lojëra, ia ka lënë të gjitha aksionet e partisë Sorosit nëpërmjet përfaqësuesit të vet sot te e majta, Edi Ramës.

Pasardhësi i tij tjetër mendohet se do jetë kryetari i Bashkisë. Kur erdhi Sorosi ka bërë takim me Berishën dhe me Bashën. Sorosi ka kërkuar që pushteti në PD t’i lihej Bashës. Kur doli një njeri që mund t’ia merrte këtë trashëgimi Sorosit, Sokol Olldashi, këta u bashkuan faktorët sorosianë,

e eliminuan dhe lanë duart se e majta që ishte në pushtet bashkë me Berishën dhe u përpoqën pa i bërë autopsinë ta varr snin shpejt e shpejt të ndjerin Olldashi, faji i të cilit ishte se sipas rregullave të lojës kërkonte që të bëhej kryetar i PD-së.

Berisha bëri sikur u largua, por qëndroi si hije pas Lulit dhe këtë e mbajti si një “front man”, i cili kishte frikë nga fuqia e Berishës dhe asnjëherë nuk dilte haptazi për zbatimin e skenave të Sorosit në opozitë.

Ky presion i madh ka rezultuar nul për aq kohë sa Berisha ka marrë pjesë në vendimmarrjen e PD duke pasur një thelë të madhe nga torta për caktimin e kandidatëve për deputetë, kryesisë, përmes votave kontrollonte çdo vendimmarrje. /Tch