Ish-burri në dasmë?! Rudina Dembacaj: Kam halle të tjera, ishalla s’jam shtatzënë

Rudina Dembacaj ishte e ftuara e parë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në nisje të këtij sezoni të ri televiziv.

 

Ajo foli për pushimet e mëdha familjare, batutat me Markun që u kthyen në titujt më të lexuar të portaleve gjatë verës si dhe thashethemet e fundit lidhur me dasmën dhe një shtatzëni të aluduar.

 

Rudina mohoi se është në pritje të ëmbël, por konfirmoi me gojën e saj se do e shohim shumë shpejt nuse me fustan të bardhë.

 

E pyetur nga Bieta nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja nuk e kurseu një përgjigje.

 

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh… O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”, tha duke qeshur Rudina!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...