“Dukesh si grua shtatzënë”/ Sherr mes Alfred Çakos dhe sipërmarrësit direkt në emision: Ti ha plehra

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi vaksinimin e detyruar.

 

Të ftuarit në studio mbajtën qëndrimet e tyre pro dhe kundër, ndërsa në një moment pati një përballje mes botuesit Alfred Çako dhe sipërmarrësit Eglent Bici.

 

Ky i fundit pohoi se është vaksinuar, edhe pse jo me dëshirën e tij të plotë. Ky qëndrim konfuzoi Çakon, i cili nuk ia kurseu një përgjigje që shërbeu si nisje e debatit mes tyre.

 

Eglenti: Bëjeni vaksinën, sepse edhe nëse nuk doni do e bëni me zor! Është pjesa e të mirës publike, e mira publike është më e rëndësishme se Eglenti!

 

Alfredi: Ti thua që është gabim të bësh vaksinën dhe u bën thirrje njerëzve ta bëjnë se ‘unë e bëra se doja të udhëtoja me avion apo për të ikur me dashnoren në pub’…

 

Eglenti: Është mendimi yt, pak më parë fole për kancerin, ndërkohë që ti vetë je 30 kg mbipeshë. Fole për vaksinën ndërkohë që gjasat janë që ti ushqehesh me plehra! E shoh mor burrë, je shtatzënë në muajin e tetë…

 

Alfredi: Ku më peshove ti, ty të të marr të bëjmë 10 km vrap, të siguroj që të lë një km mbrapa…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...