Ja 10 emrat më të cuditshëm në Shqipëri : “Xhenaze…Berr, etj”

Emrat në Shqipëri, tingëllojnë si një lëmsh dhe konfuzion identitetesh.

Nëse në shumë vende evropiane emrat mbizotërues janë ato vendase, me një terminologji ose kuptim që gjendet në gjuhët përkatëse në Shqipëri mbizotërojnë emrat e huaj. Këtu gjejmë emra të vjetër turk, arab, sllav, grek,biblik dhe kuranor.

Duket sikur çdo pushtim ose marrëdhënie me vënde të tjera ka lënë shenjë në vendosjen e emrave të popullatës. Pas viteve 90′ një rritje pësuan emra me origjinë gjermane, zakonisht të futbollistëve të shquar, por akoma më shumë rritje patën dhe emrat italian diku nga vitet 1995-1998 sipas raporteve te INSTAT.

Diversiteti i emrave mund të studiohet nga çdokush, mjafton të përmendi 10 emra të të afërmve dhe do e kuptoj që do të “udhëtoj” nga lindja në perëndim. Psh: Enver (kuranor, turk), Rabije(arab), Jurgen dhe Klinsman (gjerman), Klaudio (Italian), Rei (spanjoll), Noa (biblik).

Megjithatë ka disa emra që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, janë të çuditshëm, mbase ndonjëherë do t’ju ngjasojnë si folje.

10 nga emrat më të çuditshëm në Shqipëri

1.Mjaftoni – një emër që i përngjasin një foljeje por që sipas statistikave, 255 persona mbajnë këtë emër dhe për habi të gjitha të gjinisë femërore. Mbase do të jetë një emër ku njoftohet fëmija i fundit, ndoshta ku njerëzit u kanë thënë prindërve “mjaftoni”.

2.Xhenaze – është një emër “horror” për t’u mbajtur në jetë, sipas statistikave e kanë mbajtur vetëm 10 persona.

3.Bretk – një emër që është hasur në regjistrat e shërbimeve shëndetësore.

4.Cub – e mbajnë si emër 16 persona ku 3 prej tyre femra.

5.Berr – ngjason si një fjalë që përdoret për të shprehur një zhurmë por jo përdoret dhe si emër.

6.Zehere – nuk bëhet fjalë për gjellën të tejngopur me kripë por për një emër që u është pas vendosur femrave.

7.Mbarime – rreth 620 femra në territor mbajnë këtë emër.

8.Sose – edhe këtu nuk ka të bëjë me kulinarinë, pra jo më salcën por me 1286 femra që janë pagëzuar me këtë emër në lindje.

9.Republika – shkurti thërrasin Bika, emri i 39 femrave shqiptare.

10.Tahip – aktualisht e mbajnë 13 meshkuj në vend dhe thuhet se të 13-të u është dashur të bëhen sherrxhinj.

Sido që ta keni emrin asnjëherë mos u ndjeni të kompleksuar, fundja emrin nuk j’u bën njerëz më të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...