ÇIFTI GJERMAN WAGNER RRËFEN PUSHIMET ME PAMJET PËRRALLORE NË SHQIPËRI

Një çift të rinjsh gjermanë kanë kaluar pushimet në vendin tonë dhe kanë mbetur të mahnitur. Thomas dhe Manuela Wagner kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre, kryesisht në veriun e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto pamje dhe falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut duke përshkuar liqenin e Komanit.

“Faleminderit..! Çifti gjerman Thomas dhe Manuela Wagner pas vizitës në 2019 në Jug, këtë vit përmes pamjesh rrëfejnë pushimet në Veriun e Shqipërisë me Vlogun e tyre. Ata zgjodhën malin për të kaluar verën.

Qëndrojnë të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që kanë në jetë dhe mbi të gjitha nuk e zbehin buzëqeshjen miqësore. Këtë imazh kemi për Shqipërinë.“Shqipëri, ishte një kënaqësi e madhe që të takuam!”, shkruan Rama.

Pamjet e mrekullueshme të sjella nga turistët janë një ftesë për shumë të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...