“Ja që i reziston çdo kohe si stil jete” Ngeli jashtë qeverisë, Braçe ‘kunjë’ për kabinetin e ri?

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe nuk ishte pjesë e listës së emrave në qeverinë e e mandatit të tretë të Edi Ramës.

Pak ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra, duket se ai ka vendosur të postojë një mesazh, i cili të jep përshtypjen e një ironizimi për kabinetin e ri.

Braçe ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqen disa fëmijë duke luajtur lojën e vjetër “Kaladibrançe”.

Ende nuk dihet se kujt i drejtohet Braçe, por ky mesazh ka tërhequr mjaft vëmendje në prag të zhvillimeve të forta politike që e presin vendin nga muaji shtator në të cilin sapo hymë dhe në vazhdim.

“ E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete”, shkruan Braçe krahas fotos.

Të jetë vallë një “kunjë” për ministrat e rinj?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...