Udhëtimet drejt Italisë/ Ministria e jashtme bën të ditura rregullat e reja, ja çfarë duhet të paraqisni

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur rregullat e reja për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë.

 

Ministria e Jashtme thekson se duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë.

 

E nga vaksinat që njihen nga shteti italian janë: : Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson. Gjithashtu duhet të paraqitet test molekular PCR e kryer 72 para nisjes.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8ëEY .Duke nisur nga data gusht deri në tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

 

Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit; Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

 

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson. Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
Formularin PLF https://app.euplf.eu/

 

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

 

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

 

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, https://bit.ly/38u0NTs

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...