U tha se do të largohen nga Klani për tek Top Channel, ja ku do ta shihni Blendi Fevziun

Pak ditë më parë në tabloided shqiptare qarkulloi me shpejtësi lajmi se Blendi Fevziu do të braktisë Klanin dhe do shkojë në Top Channel.

Kjo sepse, sipas aludimeve gazetarit të famshëm i është ofruar një kontratë ‘e frikshme’ nga Ben Blushi, që e bëri atë të rimendonte zgjedhjet e karrierës së tij.

Por, në fakt asgjë nuk është e vërtetë pasi Blendi Fevziu do të jetë sërish prime time në Klan Tv me emisionin e tij “Opinion”. Këtë e ka konfirmuar vetë Blendi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai theksoi gjithashtu, se emisioni i tij tashmë shumë i dashur për publikun ka bërë çerek dekade në televizion. Kujtojmë se shumë personazhe të njohur të botës së ekranit janë përfolur për largime nga televizionet ku janë punësuar, por shumica kanë qëlluar të pasakta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...