I riu shqiptar gëlltit telefonin, mjekët punojnë me orë të tëra për t’ia nxjerrë: Më e rrezikshme ishte…

Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçari i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë.

 

Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje për Expres. Doktor Telaku tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, kjo e fundit konsiderohet më e rrezikshmja.

 

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda.

 

Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, tha Teleku.

 

Ai tha se për nxjerrjen e telefonit është punuar rreth dy orë.

 

“Ky nuk është operacion, është rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë, sikur të mos kishim sukses do të duhej me pre barkun dhe me nxjerrë nga barku. Jemi mundu dy orë dhe u nxorr”.

 

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

“Të premten e ka gëlltitur deri të hënën i ka qëndru. Pacienti mirë është, e nxorrëm, nuk është lehtë me punu në dy orë, por shpërthim nuk pati”, tha më tej mjeku. Ai shtoi se ka raste të ndryshme kur përpihen trupa të huaj si protezat e dhëmbëve etj. “Diku ndodhin spontanisht, e diku me qëllim”, përfundoi ai.

 

Pamje të telefonit që qëndroi katër ditë në stomakun e pacientit ka publikuar doktor Skender Telaku.

 

“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, ka shkruar ai.

 

Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Gastroentetologjisë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME