“Ai ishte miku im”, Spartak Ngjela thotë fjalët më të bukura e më të ndjera për artistin shqiptar

Ditën e kaluar u nda nga jeta këngëtari dhe kompozitori i shquar shqiptar, Sherif Merdani.

Aristi i popullit mbylli sytë për herë të fundit në moshën 81-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Si një ndër miqtë e tij më të afërt, edhe avokati Spartak Ngjela ka thënë disa fjalë për artistin duke na prekur me dedikimin e tij të gjatë.

“Dje u nda nga jeta një njeri shumë i dashur për tri breza shqiptarësh: këngëtari i madh dhe një njeri i një jete të madhe – Sherif Merdani.

Ishte miku im, bashkëshoqëruesi i rinisë sime, por jo vetëm: ai ishte një njeri i veçantë, humanist, artist dhe këngëtar i madh që i dha një kënaqësi të tejme popullit dhe veçanërisht rinisë shqiptare bash në një çast historik vuajtjesh dhe tregjedie kombëtare.

Ai këndoi për të sjellë lirinë shqiptare, ai u burgos rëndë nga tirania Hoxha pse donte të çlironte rininë e Shqipërisë nga terri që i kishte ndërkallur në shpirt tirania e egër; dhe ai këndoi kudo, derisa kënga e tij ia arriti të mbijetojë me zulm kundrejt ligësisë së së vdekur të Enver Hoxhës…

Ti jetove një jetë të madhe, Sherif Merdani, u sakrifikovë për lirinë, këndove me talent të madh e me përkushtim për lirinë shpirtërore të popullit tënd; dhe tani, shko, miku im, drejt qiejve që prej andej ta shohësh atdheun, të cilit i këndove me talent dhe pasion të madh për të larguar terrin tiranik qe i kishte dhunuar shpirtin e lirë popullit të tënd.” -shkruan Ngjela ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...