Shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima në Qafën e Muzinës. Gjykata jep vendimin për 22-vjeçaren

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “bu.rg pa afat” për 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, e cila shkaktoi aksidentin tragjik në Qafë Muzinë, duke lënë 5 të vdekur, si dhe mbetën të plagosur 4 të tjerë.

Sipas ekspertizës, “Land Roveri” i drejtuar nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka i ka dalë përpara fugonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën, duke bërë që fugoni të përfundonte në kanal dhe për pasojë të humbnin jetën 5 pasagjerë, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.

Kujtojmë se në aksidentin e së enjtes humbën jetën shoferi i fugonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip fugon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...