Rivalitet me Arbana Osmanin? Luana Vjollca e thotë troç: Nuk kam konkurrencë

Prej disa kohësh po përflitet për një konkurrencë mes dy figurave të njohura të ekranit, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit.

Këto zëra janë shtuar dhe më tepër për shkak të spekulimeve se cila do të merrte drejtimin e “Big Brother VIP’.

Tanimë është konfirmuar zyrtarisht se prezantuesja e këtij formati do të jetë Arbana e megjithatë zërat për një rivalitet të mundshëm mes tyre nuk kanë të ndalur.

Duket se Luana është lodhur nga të gjithë këto aludime dhe ka vendosur që të japë një përgjigje publike nëpërmjet një postimi në “InstaStory”.

“Nuk ka konkurrencë. Je vetëm ti përballë teje”, thuhet në thënien e shpërndarë nga Luana.

Moderatorja këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj.

Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...