Meqë edhe janë të kushtueshëm… Mësoni si të dalloni një parfum origjinal nga ai fals

1- Ambalazhi

Ambalazhi është elementi i parë që vini re tek një parfum. Është e thjeshtë ta dalloni nëse është i një parfumi origjinal ose jo, nga mënyra e shkrimit, nësë është material cilësor, nësë është shkruar me gabime drejtshkrimore ose jo, etj. Hidhni një sy edhe letrës celofon, duhet të jetë transparente.

 

2- Shishja

Nëse shishja është origjinale në të duhet të shkruhet patjeter “Made In…”. Gjithashtu, parfumi origjinal duhet të duket i qetë brenda, pa flluska. Emri i parfumit duhet të jetë i gdhendur në shishe, në pjesën ballore ose në fund të tij, por kjo varet nga lloji i parfumit që zgjedhim.

 

3- Parfumi

Parfumi në shishe duhet të jetë kategorikisht transparent, pa nuancë.

 

4- Barkodi

Ky element është një tjetër detaj i rëndësishëm për shkak se nuk ju gënjen kurrë. Barkodi tregon se ku është prodhuar një parfum dhe kjo ju ndihmon në dallimin e origjinalit nga imitimi. Psh, parfumeve të prodhuar në Francë zakonisht i’u fillon barkodi me numrat 30 – 37; atyre në Angli me 50, Gjermani 400 – 440; Spanjë 84; Itali 80 – 83 dhe SHBA e Kanada 00 – 09.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...