“Do i fusja në shtëpinë time”, ish-konkurrenti i Përputhen pro ardhjes së afganëve: Greku na futi në shtëpi kur kishim nevojë

Mbrëmjen e djeshme erdhën në vendin tonë 60 afganë, duke e çuar kështu numrin total të tyre në 275.

Është bërë e ditur se këta persona tashmë janë strehuar në Qytetin Studenti. Duket se ardhja e afganëve në Shqipëri i ka ndarë qytetarët në dy grupe, ata që nuk i donin këtu dhe ata që u thonë “mirëserdhët”.

E teksa një qytetar ka realizuar një video kur afganët kanë mbërritur në Qytet Studenti, ai shprehet se kanë përzënë studentët dhe kanë zbarkuar afganët. Sipas tij, ata ende nuk e dinë se ku kanë ardhur.

Kjo video është publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, i cili del në mbrojtje të afganëve. Ai u kujton shqiptarëve se si vendet e tjera na kanë pritur ne, ashtu do presim edhe ne refugjatët.

Madje ai tregon se si familja e tij udhëtoi drejt Greqisë 25 vite më parë dhe e ndihmuan për të gjetur shtëpi dhe punë.

“Afganët vijnë në Shqipëri: Jooo si pranojmë, janë kështu, janë ashtu. Ndërkohë linjat e autobusëve po çojnë mijëra shqiptarë nëpër Europë çdo ditë. Mendoni se gëzohet gjermani, anglezi, italiani kur zbarkon autobusi me shqiptar?

Çdokush do të mbijetojë.

Unë jam i pari që do i fusja dhe në shtëpinë time. Se vetë familja ime ka kalu nga mali në Greqi para 25 vitesh. Greku na futi në shtëpi kur kishim nevojë, greku na gjeti punë. Greku na ndihmoi si hallexhinj, se ashtu ishim. E tani ju bezdisin afganët rrugëve?

Në qoftë se doni me mbrojt familjen dhe shtëpinë nga “afganët”, mos dilni nga Shqipëria, rrini në shtëpi. Kaq kishte Loku”, shkruan Loco në një postim në “Instastory”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...